28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ganimete Musliu kaloi me sukses operacionin, këto janë fjalët e motrës së saj

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kaluar me sukses operimin në zemër, të cilit iu nënshtrua në Gjermani.

Në një postim në  Facebook, motra e saj Fatmirja ka falënderuar mjekêt në Kosovë dhe Gjermani, si dhe ka njoftuar se për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje, shkruan Scanner.

Po.ashtu, ka falênderuar miqtë dhe qytetarët për mbështetjen morale dhe materiale.

Postimi i plotë:

Mijëra mesazhe, thirrje telefonike, lutje e dëshira që na erdhën nga të gjitha anët e globit, ishin një dëshmi e fortë se pasuria më e madhe në jetë është familja dhe miqësia e vërtetë.
Do t‘ju jemi përjetë mirënjohëse për mbështetjen morale dhe materiale. Dashurinë dhe solidaritetin tuaj do ta mbajmë si një kompas për të ecur në rrugën e duhur. për të na e kujtuar e rikujtuar se sa njerëz të mirë kemi rreth vetës dhe se gjithmonë ja vlenë të jetosh jetën e bazuar në vlera dhe parime.
Falë Zotit, juve dhe mjekëve si në Kosovë po ashtu edhe në Gjermani Ganimete Musliu e kaloi operacionin me sukses, por për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje.
Shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj dhe nga zemra ju urojmë shëndet e gjithë të mirat.
Mirupafshim së shpejti në Kosovë 🙏🙏🙏.

https://www.facebook.com/share/p/bmBuhzqcc35dGScB/?mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit