8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Galaktikët” shkruajnë historinë, Real Madrid bëhen klubi i parë me 1 miliardë euro të ardhura në sezon

- Advertisement -

Kur bëhet fjalë për të bërë histori në futboll, “Galaktikët” e Real Madrid janë gjithmonë aty, mirëpo këtë herë nuk bëhet fjalë për arritje sportive, me “Los Blancos”, që bëhen klubi i parë që arrin dhe tejkalon një miliard euro të ardhura në një sezon.

Gjithçka u bë e ditur nga një njoftimi zyrtar për shtyp i Presidentit të spanjollëve, Florentino Perez, i cili është shprehur se të ardhurar për sezonin e shkuar, duke përjashtuar transferimet e lojtarëve arrijnë në 1,073 miliardë eurove.

“Të ardhurat për sezonin 2023-24, duke përjashtuar transferimet e lojtarëve, arrijnë në 1,073 miliardë euro, 27% më shumë se një vit më parë. Real Madrid ka një fitim prej 16 milionë euro në vitin financiar 2023-24. Klubi mban një pozicion të fortë financiar me një vlerë neto prej 574 milionë eurosh”,- tha “numri 1” i “Los Blancos”.

Ajo që është mbresëlënëse, në fakt, është se “Los Blancos” kanë thyer tavanin prej një miliard eurosh pa llogaritur transferimin e lojtarëve, duke tejkaluar shifrën e sezonit të kaluar për sa i përket të ardhurave me 27%.

“Në fushën sportive, ekipi i parë i futbollit fitoi titullin e Champions League i gjashti në periudhën 2014-2024, krahas titujve të La Ligas dhe Superkupës së Spanjës. Për sa i përket ekipit të parë të basketbollit, fitoi titujt e Ligës, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës dhe ishte finalist në Euroligë”,- thuhej në një njoftim të mëvonshëm të “mbretërve” spanjollë.

Performanca madhështore e klubit të Florentino Perez, duke përfshirë edhe rezultatet sportive e jo vetëm, e bënë të mundur këtë arritje historike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit