16.4 C
New York
Monday, September 23, 2024

Buy now

Gabon Arsenali, ndalet me barazim nga Brightoni

- Advertisement -

Pas dy fitoreve radhazi, Arsenali ka lëshuar pikë në xhiron e tretë të Premierligës, duke barazuar 1:1 me Brightonin në Emirates Stadium.

Topçinjtë e dominuan takimin dhe ishin duke fituar për disa çaste, por një karton i kuq i dëmtoi shumë në rrugën për të siguruar tre pikët e radhës.

Pas një gabimi në mbrojtje te Brighton, Bukayo Saka e përfitoi topin për të asistuar për Kai Havertz, me këtë të fundit që me elegancë shënoi për 1:0 në minutën e 38-të.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me epërsinë minimale të skuadrës së Mikel Artetës.

Declan Rice bëri një gjest të pahijshëm me të filluar pjesa e dytë. Ai kishte një karton të verdhë nga 45 minutat e para, teksa në minutën e 49-të e pengoi lojtarin kundërshtar të niste aksionin, ku si rrjedhojë gjyqtari kryesor e ndëshkoi yllin anglez me të dytin të verdhë.

Me një futbollistë më shumë në fushë, Brighton filloi të kërkonte golin e barazimit dhe këtë e arriti shpejt.

Joao Pedro shënoi për rezultatin 1:1 në minutën e 58-të.

Deri në përfundim nuk kishte ndryshim në rezultat, me skuadrat që morën nga një pikë nga ky takim.

Si Arsenal, ashtu edhe Brighton kanë nga shtatë pikë të grumbulluara pas tri xhirove, pasi i fituan dy takimet e para.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit