11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Gabimet në veshje që ju bëjnë të dukeni më të vjetra

- Advertisement -

Mosha juaj mund të ndryshojë edhe stilin tuaj të veshjes.

Kjo do të thotë se një fund i papërshtatshëm ose ngjyra e papërshtatshme e flokëve apo edhe gjatësia e tyre mund të bëjnë që të dukeni 10 kile më të plota ose 10 vjet më të vjetra.

Ne do t’ju tregojmë gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit dhe si rezultat i të cilave, ata duken më të vjetër dhe më të plotë  se ata me të vërtetë janë, transmeton Klan Kosova.

Numri i gabuar i rrobave

Në këtë pikë, ju duhet të dini se shumë shpesh, ne blejmë rroba që janë në madhësinë e gabuar.

Në mënyrë të veçantë, kur bleni rroba ju duhet të mbani mend se jeni duke i blerë ato për të mbuluar lakuriqësinë dhe jo për t’u fshehur në to.

Kjo është arsyeja pse duhet të jeni tepër të kujdesshëm kur bleni rroba dhe sigurohuni që t’i blini ato në madhësinë e duhur.

Shumë ngjyrë e zezë

E zeza është elegante në pothuajse çdo rast.

Megjithatë, sa më shumë plakeni, e zeza bëhet ngjyra që ju duhet të shmangni. Domethënë, duke u plakur, lëkura juaj bëhet më e bardhë dhe rrobat e errëta do të krijojnë shumë kontrast. Ky kontrast do të tërheqë shumë vëmendje në të gjithë defektet tuaja si rrudhat, qeskat e zeza të syve etj.

Nëse parapëlqeni të vishni një fustan të zi të shkurtër, ju mund ta vishni atë, natyrisht, vetëm sigurohuni që të përfshini disa aksesorë me ngjyrë.

Veshja e fustaneve shumë të gjata

Vetëm për shkak se jeni më e vjetër, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të vishni funde të shkurtra. Sidoqoftë, duhet të jeni të kujdesshëm për gjatësinë.

Kujdes me shallët

Ju mund të mendoni se dukeni “cool” ndërsa mbani një shall mëndafshi rreth qafës tuaj, por na besoni, nuk dukeni. Në të vërtetë ju dukeni si një stjuardesë nga vitet ’60.

Për këtë arsye, ju duhet ta lini këtë aksesor aty ku i takon dhe kjo është në vitet ’60.

Mos harroni, shalli është një aksesor shumë i mirë. Megjithatë, në vend që ta vendosni në qafë, mund ta përdorni atë në çantën tuaj ose mund të bësh vetë një byzylyk mëndafshi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit