9.8 C
New York
Friday, October 11, 2024

Buy now

Futbollistja më e bukur në botë për partnerin e saj: “Bëjmë të njëjtën punë por ai fiton 100 herë më shumë…”!

- Advertisement -

Një nga futbollistet më të njohura në botë, Alisha Lehmann është ankuar së fundmi për diferencën e pagës mes saj dhe të dashurit Douglas Luiz, futbollist i Juventusit. “Të gjithë do të donin të kishin të njëjtën pagë. Unë shpesh flas me Douglasin në shtëpi për këtë dhe i them se nuk është e drejtë. Ne bëjmë të njëjtën punë, por ti paguhesh njëqind herë më shumë se unë”-tha ajo në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’.

“Është diçka që më prek mua sepse jam grua. Natyrisht, rruga që kemi ka ende shumë për të bërë sepse ndoshta nuk do të ketë kurrë paga të barabarta. Do të duhet të ketë një vullnet shumë të fortë për të bërë një ndryshim në këtë drejtim”-tha Alisha. Lehmann, e cila gjithashtu luajti për Aston Villa në të njëjtën kohë me brazilianin Douglas Luiz, këmbënguli se situata “nuk është e drejtë”.

Bukuroshja shprehu ndër të tjera se:

Nëse dikush vjen tek unë me shaka për futbollin e grave, unë gjithmonë pyes “A keni parë ndonjëherë ndonjë lojë? Ndoshta jo, sepse kur shikon një lojë e kupton se sa të mira dhe të pasionuara jemi, nuk e di pse njerëzit ende mendojnë kështu, është viti 2024 dhe ndoshta disa jetojnë ende pas maleve ose pemëve, nuk e di”-tha Lehman, e cila donte ta bënte të qartë se “Unë zgjodha Juventusin për të fituar”. Kur njerëzit të shohin në rrjetet sociale mendojnë se bën një jetë ndryshe, por nuk është kështu. Unë bëj një jetë normale, shkoj në shtëpi, gatuaj, bëj të njëjtat gjëra si gjithë të tjerët.

Rikujtojmë se së fundmi Lehmann, në një intervistë për kanalin zviceran në YouTube, Shirin Devin, zbuloi se fitimet dhe famën e madhe ia detyron rrjeteve sociale, nga të cilat është e varur, ndryshe nga futbollistët meshkuj të cilët kanë paga shumë më të larta. Ajo ka thënë se përmes sponsorëve merr rreth 260 mijë euro për çdo foto të publikuar, ndërsa e pyetur se kush është personi më i njohur që e ka kontaktuar, ajo është përgjigjur: Drake. Më ka dërguar një mesazh një ditë më parë dhe më ka kërkuar fanellën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit