28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Futbollistët shqiptarë do të konsiderohen si vendas në Itali duke nisur nga sezoni i ri

- Advertisement -

Federata Italiane e Futbollit ka mbajtur më datë 28 mars 2024 mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, në të cilën ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025.

Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshem t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj.

Këtë vendim Federata Shqiptare e Futbollit e konsideron si të rëndësisëhm për shkak se do të ndikojë në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë.

“Në lidhje me këtë ndryshim shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Itali dhe jo vetëm, FSHF dhe në veçanti Presidenti Armand Duka ka insistuar gjithmonë edhe në takimet me Presidentin e Federatës Italiane, Gabriele Gravina për të arritur një marrëveshje në lidhje me këtë çështje”, thuhet në reagim.

“Ky vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë”, ka thënë FShF-ja

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit