28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Fushë-Kosova pa ujë, ujësjellësi nuk i përmbahet orarit të reduktimeve

- Advertisement -

Të hënën, më 27 Nëntor, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi për reduktime të ujit në Fushë-Kosovë, Bresje dhe Drenas, për shkak të, siç tha kjo kompani, turbullirave në Ujman. Megjithatë, orarit të reduktimeve nuk po i përmbahet aspak.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se reduktime do të ketë nga ora 10:00-16:00 dhe nga ora 23:00-05:00. Megjithatë mbrëmjen e sotme kur ka kaluar ora 22:00, Fushë-Kosova vazhdon të mos ketë ujë qysh prej mëngjesit në orën 10:00. Kjo madje ndodh rëndom, saherë që ka vërshime.

Në adresën zyrtare të “Ujësjellësit”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë dhe ankesat e tyre, madje edhe zemërimin pasi kompania nuk po i përmbahet orarit.

Madje, në adresë të Gazetës Online Reporteri.net kanë shprehur pakënaqësi edhe qytetarë tjerë të cilët kanë treguar se janë pa ujë të pijshëm gjithë ditën.

Më poshtë, gjeni vetëm disa nga ankesat e qytetarëve që i kanë bërë në faqen zyrtare të Kompanisë Rajonale “Ujësjellësi”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit