-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Fundvit i palumtur me barrikada në veri, NATO s’po i zhbllokon rrugët siç bëri në vitin 2011

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, përmes një shkrimi në profilin e tij në “twitter” ka thënë se për shkak të zhvillimeve politike në vend atmosfera e festave të këtij fundviti s’është e mirë.

Selimi ka thënë se tashmë po shkohet drejt javës së tretë të barrikadave në veri të Kosovës ndërkohë pikat kufitare janë të rrethuara nga persona të maskuar e të armatosur.

Gjithashtu ka theksuar se pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të mbyllura.

Selimi tutje ka shkruar se edhe NATO s’po e bën tani atë që kishte bërë në vitin 2011 duke ndihmuar Qeverinë e Kosovës për zhbllokimin e rrugëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit