Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrin turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurtë dhe efikasë të automjeteve luftarake Vuran.
Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërin dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s,thuhet në njoftim.