13.4 C
New York
Sunday, April 27, 2025

Buy now

FSK kryen ushtrimin “Arrow Bravo 25”

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës, konkretisht Komanda e Forcave Tokësore ka kryer ushtrimin fushor “Arrow Vravo 25”.

Ky ushtrim pati qëllimin e përgatitjes, koordinimit dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacione të trupave.

Njoftimi i FSK-së:

KFT ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”

Komanda e Forcave Tokësore (KFT),Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë(R3K) ka realizuar Ushtrimin Fushor “Arrow Bravo 25”, me qëllim vlerësimin dhe validimin e Kompanisë së Shtabit dhe Kompanisë B në detyrat esenciale për zbatim të misionit.

Kompanitë kanë realizuar operacione të sulmit, mbrojtëse dhe të stabilitetit të cilat kontrolli i UF i planifikoi dhe simuloi që kompanitë të përballen me situata sa më reale, duke vlerësuar shkathësitë dhe aftësitë e komandimit, vendimmarrjes në kushte stresi, dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave të ndryshme ushtarake.

Ushtrimi Fushor “Arrow Bravo 25”u zhvillua me qëllim përgatitjen, koordinimin dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacionale të trupave pjesëmarrëse, në kuadër të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe reagimit të shpejtë në situata të ndryshme kur kërkohet të ofrohet siguri dhe të mbrohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit