Nga 3 deri më 14 nëntor, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë” ku do të marrin pjesë njësi të kësaj force.
Kjo forcë njofton se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbanimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë” , andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe të realizimit të ushtrimit”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës