FSK-ja ka rinisur operacionin e kërkimit për 25-vjeçarin, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës.
Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vëllazërim Qerimi, ka bërë me dije se operacioni ishte ndërprerë mbrëmë pas orës 21:00.
Ai ka bërë me dije se operacioni në fjalë ka rifilluar sot.
“Operacioni është përmbyllur dje pas orës 21:00 për shkak të kushteve dhe kanë për të rifilluar sot rreth orës 08:30 – 9:00. Kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit”, ka thënë Qerimi.






