Shkolla e oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka filluar realizimin e Kursit të karrierës për kapiten, për herë të parë.
Sipas njoftimit ky kurs ka për qëllim zhvillimin e aftësive taktike, teknike dhe të udhëheqjes për oficerët, duke i përgatitur ata për udhëheqje në nivel kompanie dhe për operacione të përbashkëta.
Ky kurs është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e oficerëve tanë, duke i përgatitur ata për sfidat e udhëheqjes në mjedise operacionale”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Facebook.