16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Fshini këto 13 aplikacione nga telefoni juaj, kanë virus të rrezikshëm

- Advertisement -

Përdoruesit e pajisjeve Android duhet të jenë të kujdesshëm nëse kanë ndonjë nga aplikacionet e mëposhtme në telefonin e tyre.

Google ka hequr 13 aplikacione nga Play Store, të cilat ekspertët e sigurisë zbuluan se përmbanin virusin Xamalicious.

Xamalicious është një virus që lejon hakerët të shkarkojnë në distancë të dhënat nga pajisja e një përdoruesi pasi të instalohet aplikacioni.

Kjo i lejon hakerët të hynë në ekran si dhe të aktivizojnë leje të ndryshme në telefon. Pasi t’i jepet qasja, hakerët mund të infektojnë pajisjen me spyware ose Trojans që vjedhin para nga llogaria.

Lista e aplikacioneve që përdoruesit duhet t’i fshijnë:

Essential Horoscope for Android

3D Skin Editor for PE Minecraft

Logo Maker Pro

Auto Click Repeater

Count Easy Calorie Calculator

Sound Volume Extender

LetterLink

NUMEROLOGY: PERSONAL HOROSCOPE &NUMBER PREDICTIONS

Step Keeper: Easy Pedometer

Track Your Sleep

Sound Volume Booster

Astrological Navigator: Daily Horoscope & Tarot

Universal Calculator

Përdoruesit këshillohen t’i fshijnë këto aplikacione nëse i kanë në telefonin e tyre, si dhe të kontrollojnë nëse Xamalicious është instaluar në pajisje pa dijeninë e tyre

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit