FShF-ja propozon Aleksander Çeferinin për president të UEFA-s

- Advertisement -

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar të enjten shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s.

“Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Çeferin në zhvillimin e futbollit europian gjatë viteve të fundit”, ka shkruar FSHF-ja në faqen zyrtare.

FSHF beson se vazhdimësia e drejtimit të UEFA-s nga Aleksander Çeferin do të garantojë stabilitet, progres dhe mbështetje të mëtejshme për të gjitha federatat anëtare.

Kongresi i 51-të i UEFA-s, ku do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 22 prill 2027 në Astana, Kazakistan.

Të ngjashme

Të fundit