18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Frikë tek fansat e Barcelonës, “zyrtarizohet” Mbappe tek Real Madridi

- Advertisement -

Gazetari italian, Fabrizio Romano, ka dhënë “dritën e gjelbër” për kalimin e francezit Kylian Mbappe për tek Real Madridi.

Me thënien e tij të famshme “Here WE GO!”, ai ka bërë të ditur se Mbappe ka nënshkruar të gjitha dokumentet e nevojshme për transferimin tek madrilenët, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kylian Mbappé në Real Madrid, HERE WE GO! Çdo dokument është nënshkruar, vulosur dhe plotësuar”, ka shkruar Romano në platformën ‘X’.

Sipas gazetarit italian, Real Madridi do të prezantojë Mbappen si transferin e ri javën e ardhshme.

Madridi do ta zyrtarizojë përforcimin e ri vetëm pak ditë pasi fitoi trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit