Me 29 nëntor të vitit të kaluar, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla bëri një shkarje në një emision, duke mos ditur si t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari.
Gërvalla ishte e ftuar atë ditë në T7 për të folur rreth emërimeve të diplomatëve, dhe temat e tjera që kanë të bëjnë me dikasterin që ajo udhëheq bëri një huqje kur u pyet për një çështje nga moderatori
Në ndërkohë, Gërvalla tha se Kosova tani ‘’ka hapje të marrëdhënieve me shtete që më parë nuk janë ulur në të njëjtën tavolinë me Kosovën’’.
Por, kur u pyet se cilat janë ato, Gërvalla u step.
‘’Po kemi…Tjetër herë’’, tha Gërvalla, derisa ndihej në siklet të madh duke e mbuluar veten me buzëqeshje.
Momentin mund ta ndiqni nga minuta 27:10.