Një verë e madhe ndryshimesh pritet tek Eintracht Frankfurti, me disa lojtarë kryesorë që mund të largohen dhe të sjellin një riorganizim të madh në skuadër.
Sipas “Bild”, Arthur Theate, Hugo Larsson dhe Jean-Mattéo Bahoya janë në listën e lojtarëve që mund të transferohen në Premierliga, me klubin gjerman që mund të përfitojë deri në 100 milionë euro nga këto shitje.
Klubi planifikon t’i investojë këto të ardhura në rindërtimin e skuadrës nën drejtimin e trajnerit të ri Adi Hütter, i cili pritet të udhëheqë një projekt të ri sportiv.
Zëdhënësi i klubit, Axel Hellmann, ka konfirmuar se “do të ketë ndryshime në skuadër”.
Për Theaten, interesim ka nga Bournemouthi dhe Nottingham Foresti, ndërsa çmimi i tij vlerësohet rreth 15–20 milionë euro.
Ndërkohë, Larssoni është vlerësuar nga klubi gjerman në 35–40 milionë euro, por sezoni i tij i luhatshëm i ka kushtuar edhe një vend në Botëror, pasi nuk është përfshirë në listën e Suedisë.
Sulmuesi i ri Bahoya po ashtu ka tërhequr vëmendje nga Tottenham Hotspuri, me një çmim të mundshëm rreth 40 milionë euro.
Përveç tyre, pritet largimi edhe i mbrojtësit gjerman Nathaniel Brown, i cili raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Bayern Munichun.
Klubi vlerëson kartonin e tij rreth 50–60 milionë euro, por negociatat janë ende në zhvillim.
Ndërkohë, talenti i ri Can Uzun ka tërhequr interes nga disa klube të mëdha evropiane si Milani dhe Napoli.
Sipas raportimeve, Galatasaray po përgatit një ofertë rreth 40 milionë euro, por Frankfurti e vlerëson lojtarin mbi 60 milionë euro dhe nuk pritet të pranojë lehtë shitjen. Uzun është gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Turqisë për Botëror, ku tashmë ka treguar formë të mirë me gol dhe asist në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut.






