Franca vuan ndaj Paraguait, por kualifikohet me golin e Mbappes

- Advertisement -

Franca është kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit. “Gjelat” triumfuan 1-0 ndaj Paraguait, në një ndeshje shumë të vështirë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa francezët vuajtën për të gjetur hapësira.

Golin e vetëm e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 70-të. Sulmuesi u tregua i saktë nga penalltia e fituar nga Doue dhe e akorduar me VAR.

Paraguai tentoi të reagonte, por e kishte të vështirë, ndërsa deri në fund, francezët krijuan edhe raste të tjera.

Në çerekfinale Franca do të përballet me Marokun.

Të ngjashme

Të fundit