0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Franca paralajmëron: Nëse nuk ndihmojmë qytetarët e Mariupolit që po masakrohen do të jetë gabim kolektiv

- Advertisement -

Nëse nuk do të bëjmë asgjë për të ndihmuar civilët në Mariupolin e rrethuar nga ushtria ruse, atëherë ky do të jetë një “faj kolektiv”, tha sot ministri i Jashtëm francez.

Jean-Yves Le Drian tha se civilët në Mariupol po asgjësohen nga ushtria ruse, shkruan Skynews.

“Mariupol është shembulli i një rrethimi ushtarak të dhunshëm, sepse popullsia civile po masakrohet, asgjësohet. Vuajtjet e tyre janë të tmerrshme. Kjo është arsyeja pse duhet të ketë të paktën një moment që popullata civile mund të marrë frymë”, tha ai, duke shtuar se kjo ishte ajo që presidenti francez Emmanuel Macron është duke punuar për qytetarët ukrainas.

Macron ka deklaruar se po kërkon të zhvillojë më shumë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në ditët në vijim rreth situatës në Ukrainë dhe nismës për të ndihmuar njerëzit të largohen nga Mariupoli me siguri. .abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit