Franca e ka mundur Egjiptin në gjysmëfinale të Olimpiadës në futboll, duke iu bashkuar Spanjës në luftën direkte për medaljen e artë.
Egjipti po fitonte 0:1 deri në minutën e 83-të falë golit të Mahmoud Saberit në minutën e 62-të.
Mirëpo Jean-Philippe Mateta doli në pah dhe shpëtoi fillimisht nikoqirët duke barazuar në minutën e 83-të.
Ndërkaq, në kohë shtesë ai realizoi golin e avantazhit në minutën e 99-të, shtatë minuta pasi Omar Fayed u zverdh së dyti për egjiptianët.
Fitoren e vulosi Michael Olise në minutën e 108-të të ndeshjes.