Ishte padyshim një përballje “kokë më kokë”, mes dy “gjigantëve” të futbollit evropian, me “Luzitanët” e Portugalisë dhe “Gjelat” e Francës, që mbyllën gjithçka në rezultatin e bardhë, 0 me 0, sfidën çerekfinale, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, duke disktuar gjithçka mbi kualifikimin në goditjen e 11-metërshave.
Të shumta ishin rastet e shënimit nga të dyja skuadrat, me Randal Kolo Muani e Edoardo Camavinga, që patë shanset më të mirë për të kaluar “Gjelat” në avantazh, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre, ndërsa në anën Vitinha, Joao Cancelo e Bruno Fernandes tentuat portën e Maignan, mirëpo francezi ishte në formë fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje, duke lënë gjithçka të barabartë deri në fund.
Falë goditjes së penalltive triumfin e madhe e arritën “Gjelat” e Francës, të cilët u treguan më të saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndryshe nga “Luzitanët”, duke shënuar një penallti më shumë se këta të fundit (5-3), ku për portugezët gaboi “fantazisti”, Joao Felix, i cili goditi shtyllën.
Falë kësaj fitoreje të madhe, djemtë e teknikut Didier Deschamps arritën të sigurojnë fazën gjysmëfinale, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku përballë tyre do të kenë Spanjën, me sfidën spektakolare, që do të zhvillohet mbrëmjen e 9 korrikut, në mitikun Bavarez, të “Allianz Arena”.