7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Franca e trash edhe më tej kushtin e Asociacionit: “Ju duam në KiE, por së pari obligimin”

- Advertisement -

Pavarësisht refuzimit të Qeverisë së Kosovës, kjo kërkesë e Emmanuel Macron qëndron ende. Franca e do Kosovën në KiE, por së pari, po i kërkon “ta kryejë obligimin”.

Në lidhje me këtë çështje, një burim i lartë diplomatik brenda MPJ-së franceze i ka thënë Nacionales:

“Franca mbështet aspiratën e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të sillte dobi për popullin, duke përfshirë ata nga minoritetet…”.

Megjithatë, ky burim ka ripërsëritur se presin përparim të pakthyeshëm drejt zbatimit të Asociacionit, duke shtuar se “ky është një zotim i kahershëm i ndërmarrë nga Kosova”.

“Në këtë kontekst, presim përparim të pakthyeshëm drejt zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe i cili është një zotim i kahershëm ligjor i ndërmarrë lirshëm nga Kosova. Kjo është një çështje e sundimit të ligjit dhe mjeti më i prekshëm për qeverinë e Kosovës për të ilustruar përkushtimin e saj ndaj të drejtave të anëtarëve të grupeve minoritare.” – i është thënë Nacionales.

Para pak ditësh, presidenti francez në një bisedë me Kurtin, ia përmendi atij “progresin e shpejtë e të pakthyeshëm” për Asociacionin, në kontekstin e anëtarësimit në KIE.

Ai [Macron] nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.” – thuhej në komunikatë.

Kurti e refuzon

Do të kalonin disa ditë nga kjo bisedë, kur kryeministri Albin Kurti do të pranonte që ka një kushtëzim për anëtarësim në KiE. Në një mbledhje të Qeverisë gjatë kësaj jave, ai u shpreh:

“Pas tërë këtij rrugëtimi të shoqëruar me progres të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të njeriut, demorkacisë dhe sundimit të ligjit, këto javë u përballëm me kusht të ri që s’ka të bëjë aspak me standradet e anëtarësimit në këtë organizatë”.

Në lidhje me shtetet aleate, këtu duke përfshirë edhe Gjermaninë e Italinë që kanë të njëjtin kusht si Franca, Kurti para ministrave të tij deklaroi:

“Pengesat për anëtarësim i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, por assesi e asnjëherë s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillim e demokratizim e më herët ishin krah nesh për çlirim e pavarësim”.

Kosova jashtë agjendës, aktualisht

Nacionale i është drejtuar me pyetje Këshillit të Evropës, pasi Qeveria e Kosovës njoftoi se nuk do ta pranojë kushtin për themelimin e Asociacionit që vendi të anëtarësohet në këtë organizatë.

“Në këtë pikë, Kosova nuk është në agjendë të takimit të Komitetit të Ministrave.” – na thanë nga shërbimi i shtypit në Këshillin e Evropës.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse do të vendoset në agjendë, derisa KiE do të njoftojë për të gjitha zhvillimet. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit