Franca dhe Mbappe gati për ndeshjen e radhës

- Advertisement -

Franca luan kundër Irakut në Philadelphia në ndeshjen që nis të hënën nga ora 23:00.

Dueli ndaj irakianëve mund të jetë tjetër rast i mirë për superyllin, Kylian Mbappe.

Sulmuesi i Real Madridit do të bëjë paraqitjen e tij të 100-të për Francën, pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i francezëve me dy gola kundër Senegalit në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit I të Kupës së Botës.

Mbappe për Francën i ka 58 gola, ndërsa synon të tjera rekorde në Kupën e Botës.

Me dy golat e shënuar kundër Senegalit, Mbappe e çoi në 14 numrin e golave të shënuar në Kupën e Botës. Ka dy më pak se Miroslav Klose dhe Lionel Messi, i cili shënoi “hat-trick” kundër Algjerisë.

Me fitore, Franca mund ta siguroj vendin e saj në 1/32 e finales, pavarësisht rezultatit të ndeshjes ndërmjet Norvegjisë dhe Senegalit.

Vetëm një rezultat tjetër, do t’i detyronte francezët të prisnin përballjen kundër Norvegjisë për të siguruar kalimin tutje.

Irakun e pret një mbrëmje e vështirë. Mund të bëhet shteti i parë aziatik që pëson humbje në secilën nga pesë ndeshjet në histori të Botërorit.

Të ngjashme

Të fundit