13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Fotoja legjendare e fëmijës me “gishtin e mesit”, rikrijohet pas 20 vitesh në Tiranë

- Advertisement -

Është një imazh që do të mbetet në historinë e kulturës së internetit.

Në mbrëmjen e 8 majit 2002, në qytetin plot zhurmë të Roterdamit, një goditje e mirë e realizuar nga specialisti Pierre van Hooijdonk e ndihmoi Feyenoord-in të mundte kampionin gjerman Borussia Dortmund në një finale të paharrueshme të Kupës UEFA.

Për meritë të tyre, skuadra e Bundesligës u kundërpërgjigj me golat e Marcio Amoroso dhe Jan Koller, por sulmuesi – Jon Dahl Tomasson vazhdoi serinë e tij të nxehtë para portës duke shënuar golin e fitores.

Ishte triumfi i parë evropian i futbollit holandez në shtatë vjet dhe një moment historik për shumë tifozë të pranishëm.

Një nga të pranishmit brenda stadiumit me kapacitet 45,611 atë ditë ishte Mikey Wilson.

Ai ishte vetëm pesë vjeç kur Jon Dahl Tomasson iu dha çmimi Man of the Match atë të mërkurë të ngrohtë në Roterdam, por në vend të rezultatit dhe festimeve që pasuan, ai priret ta kujtojë atë mbrëmje për arsye shumë të ndryshme.

Mikey u ul mbi shpatullat e babait të tij kur fotografi i Reuters – Jasper Juinen, e kapi atë duke ngritur “gishtin e mesit”, para fillimit të ndeshjes.

“Nuk mbaj mend shumë për të, për të qenë i sinqertë”, tha Wilson. “E vetmja gjë që më ka mbetur është se nuk kam dashur make-up në fytyrën time, por gjithsesi ka ndodhur”.

Por, 20 vjet pas fotos legjendare, Wilson dhe babai tij, e rikrijuan foton në qytetin e Tiranës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit