24.1 C
New York
Sunday, June 22, 2025

Buy now

“Fotoja e Osmanit në Teksas ofenduese”, Kasolli: E pandjeshme në një kohë kur rrezikojmë mosanëtarësim në KiE

- Advertisement -

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli e ka quajtur “ofenduese ndaj qytetarëve” fotografinë e djeshme që mori hov të madh reagimesh e talljesh të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Teksasi.

“Ajo shfaqet totalisht indiferente ne një kohe kur vendi ynë rrezikon (mos)anëtarësimin ne Këshillin e Evropës”, ka thënë Kasolli.

Postimi i plotë:

Fotoja e djeshme e presidentes Vjosa Osmani, ku shfaqet si një “Cowgirl” ne fermat e Teksasit, përpos qe pa shije ne aspektin estetik, është ofenduese ndaj qytetarëve te vendit edhe per shkak te kontekstit ndërkombëtar qe po kalon Kosova.

Ajo shfaqet totalisht indiferente ne një kohe kur vendi ynë rrezikon (mos)anëtarësimin ne Këshillin e Evropës. E ku ka gjasa te realizohet skenari i Vuçiq-it, per ta penguar këtë anëtarësim. Dhe kjo jo per shkak te aftësisë se tij lobuese, por pikërisht per shkak te kurtheve ku eshte katandisur politika shtetërore per arsye te përfitimeve te brendshme elektorale, pjese e te ciles është vete presidentja.

Të ngjashme

Të fundit