10.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Fotografia e Ibrahim Rugovës bashkë me figura të shquara botërore ekspozohet në Slloveni

- Advertisement -

Fotografia e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, është ekspozuar bashkë me figura të shquara botërore në Ljubjanë të Sllovenisë.

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar se ekspozita është bërë nga Zyra e Parlamentit Europian në Slloveni.

Zyra e Parlamentit Evropian në Slloveni ka ekspozuar në ambient të hapur në Lubjanë fotografitë e disa prej laureatëve të Çmimit Saharov për Lirinë e Mendimit të titulluar “Të Drejtat e Njeriut në Zemër të Evropës”. Nga më shumë se 40 personalitete dhe organizata ndërkombëtare laureatë të këtij çmimi prestigjioz, janë ekspozuar fotografitë dhe nga një përshkrim i shkurtër për veprimtaritë e disa prej tyre, duke përfshirë Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se në fotografinë e Rugovës është vendosur një përshkrim i cili thotë se Presidenti i parë i Kosovës së pavarur ka punuar pareshtur për zgjidhje paqësore dhe dialog.

“Në përshkrimin për Presidentin Rugova thuhet se “Presidenti i parë i Kosovës së pavarur ka punuar pareshtur për zgjidhje paqësore dhe dialog dhe ia ka kushtuar jetën rezistencës jo të dhunshme të shqiptarëve të Kosovës kundër represionit serb. Ai njihej si “Gandi i Ballkanit” duke avokuar për konfirmim global të përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për emancipim politik duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ofrojë mbrojtje Kosovës””, bën të ditur ambasada.

Zyra e Parlamentit Evropian në Slloveni ka ekspozuar në ambient të hapur në Lubjanë fotografitë e disa prej laureatëve…

Posted by Ambasada e Kosovës në Slloveni on Wednesday, February 2, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit