Ka vdekur Tina Kaidanow, ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë.
Ambasada amerikane në Kosovë, në vitin 2018 kishte postuar një fotografi në Facebook që datonte nga prilli i vitit 2008, kur ishte zbuluar pllaka e ambasadës amerikanë në Prishtinë, pasi SHBA-ja e kishte njohur shtetin e Kosovës.
Atë kohë, kryeministër ishte Hashim Thaçi, ndëra president Fatmir Sejdiu.
“Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në qendër, së bashku me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, majtas, shtrëngojnë duart me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow pas zbulimit të pllakës së ambasadës amerikane”, thuhej në përshkrimin e Ambasadës për këtë fotografi të realizuar nga fotografi Visar Kryeziu(AP).