17.5 C
New York
Thursday, March 12, 2026

Buy now

“Foto e falsifikuar”, Avokati Koci thotë se do të ngre padi ndaj portalit të afërt me Vetëvendosjes që diskreditoi hetuesin Idriz Gashin

- Advertisement -

Avokati Arianit Koci, ka reaguar për suspendimin e hetuesit Idriz Gashi nga IPK pasi një portal i afërt me Vetëvendosjen publikoi një artikull duke aluduar se polici kishte marrë pjesë në një tubim të PDK’së në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Koci përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se fotoja e publikuar është falsifikuar, ku ndër të tjera ai shton se është i autorizuar të dorëzojë kallëzim penal ndaj medias që e publikoi atë.

“Sa i përket pretendimeve për pjesëmarrjen e tij në një tubim politik, dua të sqaroj se fotoja e publikuar është FALSIFIKUAR!
Hetuesi policor Idriz Gashi NUK KA QENË pjesë e tubimit të një partie politike në fshatin Rrezallë!
Për këtë, klienti i im ka prova materiale!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Kocit.

Për rastin në fjalë, gjatë ditës së djeshme Demokracia.com raportoi se si Vetëvendosje përmes portalit të afërt të saj, Kosovanews.net, manipuloi fotot për ta diskredituar hetuesin Idriz Gashi.

Të ngjashme

Të fundit