Formimi i institucioneve, Maliqi: VV ka numrin më të madh në Kuvend, ajo e ka përgjegjësinë!

- Advertisement -

Opinionistja Afërdita Maliqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka përgjegjësinë më të madhe për të krijuar institucionet e reja.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, ajo tha se pavarësisht kësaj, në horizont nuk po shihet mundësia për arritjen e ndonjë marrëveshje ndërmjet partive politike.

“Ai që i ka numrat më të mëdhenj në Kuvend, ai e ka përgjegjësinë. Lëvizja Vetëvendosje i ka 53 deputetë dhe normal që përgjegjësinë e ka ajo. Ne të gjithë po e shikojmë se çfarë veprimesh po marrin. E pamë ushtruesen e detyrës së presidentes që gjoja po iu lë hapësirë partive politike që të gjejnë një marrëveshje, ndërkohë ne nuk po shohim në horizont një mundësi për një marrëveshje”, tha Maliqi në Klan Kosova

Të ngjashme

Të fundit