Formacionet zyrtare: Gjermania – Bregu i Fildishtë

- Advertisement -

Gjermania do të përballet me Bregun e Fildishtë me fillim nga ora 22:00, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit E në Kampionatin Botëror 2026.

Kombëtarja gjermane vjen në këtë duel pas fitores së thellë 7-1 ndaj Curaçaos në ndeshjen e parë, ndërsa Bregu i Fildishtë ka regjistruar fitore minimale 1-0 ndaj Ekuadorit.

Përzgjedhësi gjerman Julian Nagelsmann ka vendosur të mos bëjë ndryshime në formacionin titullar, duke i besuar sërish njëmbëdhjetëshes që siguroi fitoren në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër, Bregu i Fildishtë zbret në fushë me emra të njohur si Amad Diallo, Yan Diomande, Franck Kessie dhe Ange-Yoan Bonny.

Formacionet zyrtare:

Gjermani: Neuer; Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Brown; Nmecha, Pavlovic; Sane, Musiala, Wirtz; Havertz.

Bregu i Fildishtë: Fofana; Konan, Agbadou, Kossounou, Singo; Diomande, Sangare, Kessie, Diallo; Oulai, Bonny

Të ngjashme

Të fundit