10.2 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Forcohet pasaporta shqiptare, por ja ku qëndron ajo e Kosovës

- Advertisement -

Pasaporta e Shqipërisë është bërë më e fuqishme se pasaportat e disa prej vendeve shumë më të pasura dhe të zhvilluara se ajo.

Indeksi i pasaportave Henley ndërton një renditje origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të ndryshme të botës sipas numrit të destinacioneve në të cilat zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa një vizë paraprake, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.

Indeksi bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – databaza më e madhe, më e saktë e informacionit të udhëtimit.

Shqipëria këtë vit u rendit në vendin e 51-të, pasi me anë të pasaportës shqiptare mund të shkohet në 115-të vende.

Kështu, pasaporta shqiptare ia kalon vendeve si Turqia, Katari, Emiratet Arabe, Kinës, Bjellorusisë, Armenisë e shumë vendeve të tjera.

Kosova për fat të keq renditet diku në fund të listës, në vendin e 101-të, me akses në vetëm 41 shtete.

Në vend të fundit ishte Afganistani me vetëm 27 shtete të aksesueshme nga zotëruesit e një pasaporte afgane, ndërsa në vendet e para ishin Japonia me 193 vende, e pasuar nga Singapori, Koreja e Jugut, Gjermania, Spanja, Finlanda dhe Italia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit