Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në Klan Kosova pak para ndeshjes me Izraelin, duke komentuar ndryshimet në formacion dhe pritshmëritë për këtë përballje.
Në një lidhje direkte për gazetarin e Klan Kosovës, Andi Shabani, Foda tha se ka disa ndryshime taktike dhe në përzgjedhjen e lojtarëve.
“Ka disa ndryshime taktike dhe sa u përket lojtarëve. Sot kemi ndryshime taktike në formacion. Natyrisht, na mungojnë Dellova dhe Hajradinaj. Lindrit Kamberi sot do të debutojë. Secilit prej lojtarëve i besoj, dhe po definitivisht presim fitore”, u shpreh Foda.
Ndeshja Kosovë- Izrael zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.






