Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nesër me 7 qershor do të luaj ndeshjen e dytë miqësore gjatë këtij grumbullimi.
Pas humbjes 2-1 ndaj Çekisë, ”Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Andorrës, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, nga ora 19:00.
Para kësaj ndeshje, trajneri i Kosovës, Franco Foda është paraqitur në konferencë për media, duke thenë se do të luajnë vetëm për fitore.
“Duhet të mobilizohemi dhe të bëjmë paraqitje të mirë nesër ndaj kundërshtarit. Qëllimi ynë kryesor është që ta fitojmë këtë ndeshje. Do të luajmë me skuadrën më të mirë. Andorra është skuadër e mirë taktikisht. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Kërkoj nga lojtarët që të luajnë nga minuta e parë me intensitet të lartë”, ka deklaruar Franco Foda.






