26.7 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Fluminense eliminon Interin nga turneu i Kupës së Botës për Klube

- Advertisement -

Gjigantët italian, Interi, nuk arriti të triumfonte ndaj ekipit brazilian Fluminense në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube.

Kësisoj, Interi i jep lamtumirën Kupën e Botës për Klube, pasi u mposht me rezulta 2-0 nga klubi brazilian Fluminense.

Interi pati 16 përpjekje për të shënuar, katër prej të cilave në portë, por dështoi të thyente barazimin kundër një mbrojtjeje të fortë të Flumineses.

Një gol i hershëm me kokë nga Cano, i shoqëruar me një gol në kohën shtesë nga Hercules, bëri që klubi brazilian të kualifikohej në çerekfinale, ku do të përballet ose me Man Cityn ose me Al Hilalin.

Ekipi brazilian pati shumë pak posedim të topit, por ruajti soliditetin e tij në mbrojtje dhe pati rastet më të mira. Ata patën 11 përpjekje, katër prej të cilave në portë, nga të cilat dy përfunduan me gola.

Fluminense është kualifikuar në çerekfinale dhe është skuadra e dytë braziliane që e arrin këtë pas Palmeiras.

Të ngjashme

Të fundit