7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Florin Krasniqi: Nëse LVV ka krijuar strukturë paralele brenda AKI-së, rreziku shtetëror është i lartë

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi që ka qenë kryetar i komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka thënë se nëse VV ka krijuar strukturë paralele brenda AKI-së atëherë rreziku shtetëror është shumë i lartë.

Ai tha se jo rastësisht komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së udhëhiqet nga opozita, duke kërkuar nga Ganimete Musliu që të kërkojë llogari për atë që po raportohet.

Së fundmi, gazetarit Vehbi Kajtazi i është vendosur një pajisje në veturë, rasti nuk është zbardhur akoma – por gazetari më parë kishte deklaruar se “agjentë të AKI-së po përcjellin”.

Sipas Krasniqit kjo nuk guxon të ndodh, duke shtuar se nëse është bërë pa leje të gjyqtarit atëherë është akt kriminal.

“Nëse Vetëvendosja ka arritur me ndërtu strukturë paralele brenda AKI-së, rreziku kombëtar është më i madh se na mundemi me paramendu. Nuk guxon me ndodh, për atë është me ligj që kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së të jetë nga opozita”, ka deklaruar ai në “Pressing” të T7.

“Nëse është vendosur pajisja pa lejen e gjyqtarit atëherë është akt kriminal, njerëzit që e kanë vendosur duhet me u arrestu. Nëse është me leje të gjyqtarit atëherë gjyqtari duhet me dëshmu që Vehbiu ka përbër rrezik kombëtar. Unë nuk mendoj që Vehbiu e kërcënon Kosovën”, ka thënë Krasniqi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit