Disa ditë më parë Barcelona konfirmoi se kanë arritur marrëveshje me Wojciech Szcezsnyn në një kontratë një vjeçare deri në fund të sezonit.
Kjo për shkak se blaugranasit ishin të detyruar që të nënshkruajnë me një portier pas lëndimit të rëndë që pësoi kapiteni Marc-Andre Ter Stegen ndaj Villarrealit.
Shumë persona konsideruan se ka qenë Robert Lewandowski njeriu me meritat më të mëdha për faktin se Szczesny vendosi të rikthehet nga pensionimi për të nënshkruar me Barçën, por kjo është hedhur poshtë nga Hansi Flick.
Flick në një intervistë së fundmi ka zbuluar se trajneri i portierëve të Barcelonës ka luajtur rolin më të madh në transferimin e Szczesnyt në klub.
“Jose Ramon De La Fuente ka luajtur një rol shumë më të rëndësishëm se sa Lewandowski në transferimin e Szczesnyt”, ka thënë Flick.
Szczesny nuk ka qenë në dispozicion për Barcelonën për takimin me Alavesin por Flick ka thënë se ai do të rikthehet nga pushimi me kombatare.
“Szczesny është në formë të mirë, ai do të na ndihmojë shumë me eksperiencën e tij. Pas pushimit me kombëtare, ai do të jetë plotësisht i gatshëm”.
“Do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme për të që të luajë për Barçën”, ka thënë Flick.