21.2 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Flet ylli i Real Madridit para ballafaqimit me Messin: Ai është i pandalshëm

- Advertisement -

Federico Valverde gjatë grumbullimit me kombëtaren e Uruguait ka folur në lidhje për ballafaqimin me Argjentinën, e në veçanti me Lionel Messin.

Valverde, është ballafaquar me Messin shumë herë gjatë kohës sa ky i fundit ishte pjesë e Barcelonës në La Liga.

“Nuk e di si me ndal Messin, asnjëherë nuk kam mundur që ta ndaloj. Kam luajtur shumë ndeshje kundër tij kur ishte duke luajtur me Barcelonën, dhe Casemiro ishte ‘arma’ që mund ta mposhte Messin, edhe pse jo gjithë. Duhet ta respektojmë, për shkak se ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Valverde.

Përndryshe, ndeshja mes Argjentinës dhe Uruguait zhvillohet të premten me kohën tonë lokale në orën 1:00 pas mesnate.

Kjo përballje është e vlefshme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit