Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në disa fshatra të Drenicës.
Gjatë homazheve në Gllobar të Drenasit, nga përshëndetja me qytetar, njëri nga ta nuk pranoi t’ia zgjasë dorën Kurtit.
Ky mërgimtar, pas kësaj situate tha se kryeministër 6 vjet nuk i realizoi premtimet e vjen para dëshmorëve.
“Nuk kam ardhë për kryeministrin, kam ardhë për dhëndrin dhe vëllain e tij që kanë ra heronjë në Kosovë…Në atë moment erdhi Albin Kurti, njeriu i ka edhe emocionet e veta…Kur te mendon që erdhi një kryeministër që është që 6 vjet në premtime të shkon mendja a e meriton ai përshëndetjen tem…”, tha mërgimtari në emisionin Frontal.
“Nuk e meritoi, 6 vjet kryeministër…. premtimet nuk janë bërë”, shtoi mërgimtari për arsyen e tij që s’i foli Kurtit.






