18.1 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

Flet karateistja që mposhti në finale serben: Ndjenjë e mirë për shkak të së kaluarës (Video)

- Advertisement -

Karateistja kosovare Alma Loki, është shprehur e lumtur me medaljen e artë në Kampionatin Ballkanit të mbajtur në Podgoricë, në disiplinën kata.

Loki, theksoi se medalja është e veçantë për të, pasi në finale e mposhti serben Neda Millosheviq, njofton Klankosova.tv

“Në fakt jam nis me atë mendim që do të fitoj, që të bëhet kaq e madhe nuk ma ka marrë mendja, ndoshta është bërë e madhe për shkak se në finale e kam mposhtur një kundërshtare serbe, për atë e kam pasur një përkrahje të madhe”, u shpreh Loki.

Ajo potencoi se gara nuk ka qenë e lehtë pasi në të kanë marrë pjesë kundërshtarë të fortë.

“Por normal, në sport nuk duhet me pasë urrejtje. Është ndjenjë e mirë për shkak të kaluarës qysh e kemi me Serbinë. Ndihem mirë që e kam mposhtur, edhe që e kam mundur atë është tepër ndjenjë e mirë. Normal që ka vlerë, është shtysë për mua që të ushtrojë më shumë”, theksoi ajo tutje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit