8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Flet avokati Koci: E pash trupin e pajetë të Faton Hajrizit, po merrem me tërheqjen e kufomës

- Advertisement -

Avokati kosovar, Arianit Koci, i cili është angazhuar për kthimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, ka bërë të ditur se ka parë personalisht trupin dhe e ka konfirmuar identitetin e tij.

“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Tani mbetet që edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë këtë,” ka deklaruar Koci.

Ai gjithashtu ka njoftuar se është në përfundim të procedurave për tërheqjen e kufomës nga morgu në Serbi dhe sjelljen e saj në Kosovë.

“Jam në procesin e përfundimit të procedurave për tërheqjen e kufomës,” ka shtuar Koci.

Hajrizi, i arratisur nga një burg në Kosovë, sipas autoriteteve serbe vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Pasi më 19 korrik, Serbia pretendoi se Hajrizi u vra, autoritetet kosovare kërkuan që të konfirmohet identiteti i personit të vrarë.

Hajrizi dyshohet se kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artani është paraqitur para autoriteteve në Gjermani – ku dhe jeton- dhe ka thënë se i vëllai, Fatoni ia kishte vjedhur pasaportën gjatë kësaj jave në Gjermani.

Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse Fatoni ka qenë në Gjermani.

Ndërkaq, Serbia ka kërkuar që Gjermania të ekstradojë vëllain e Fatonit, Artanin, pasi në vendin e ngjarjes, u gjetën dokumente në emër të tij./Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit