Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Shqipëri duke iu kundërpërgjigjur protestuesve se Edi Rama do të anëtarësojnë vendin në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në Facebook, Balla ka postuar një fotografi të një qytetari me flamurin shqiptar, teksa në mbishkrim tha se flamuri shqiptar do të jetë në oborrin e BE-së në Bruksel brenda vitit 2030.
“Eh mor flamurtar! Një gjë duhet ta dish flamurin kuq e zi 🇦🇱 të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit me Edi Rama do ta vendosim brenda vitit 2030 në oborrin e Bashkimit Europian, atje në Bruksel”, ka shkruar ai.






