10.1 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Flamengo dëshiron rikthimin e Coutinhos

- Advertisement -

Flamengo është destinacioni më i fundit për mesfushorin ofensivë të Barcelonës, Philippe Coutinho gjatë afatit kalimtar të janarit.

Barcelona është e dëshpëruar që të shesë brazilianin sa më parë të jetë e mundur shkaku që të shpëtojë nga paga e lartë, derisa Flamengo dëshiron ta huazojë për ta rikthyer në “Rio de Janeiro”.

Ideja do ishte ideale deri në verë, por me shumë gjasa nuk do këtë ndonjë mundësi për të vazhduar huazimin.

Çelësi kryesor që të realizohet marrëveshja do jetë Coutinho që dëshiron të marrë ftesën e Titos për Kupën e Botës dhe të përfaqësojë Brazilin.

Flamengo nuk do arrinte të paguante tërë pagën e Coutinhos shkaku i gjendjes financiare, ngase mund të paguajë vetëm 3 milionë euro.

Agjenti i Coutinhos ka lidhje të mirë me Flamengon, ngase ka klientë të tjerë si Gabigol, Maia dhe Pereira që ndodhen në skuadër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit