Fjolla Morina flet hapur për jetën private: “Jam e përmbushur edhe pa një partner”

- Advertisement -

Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë njëra nga të ftuarat e para në emisionin “Prive Summer”, i cili ka nisur sonte në Klan Kosova dhe pritet të sjellë intervista e rrëfime nga emra të njohur të showbizit shqiptar.

Gjatë intervistës, Morina ka folur për jetën profesionale, por edhe për ndryshimet që ka bërë vitet e fundit në mënyrën se si e sheh jetën personale dhe marrëdhëniet.

Këngëtarja tregoi se pas eksperiencave të kaluara ka vendosur t’i kushtojë më shumë rëndësi vetes dhe familjes, duke mos e konsideruar më një lidhje romantike si kusht të domosdoshëm për t’u ndier e plotësuar.

“Në kohën e fundit, pas disa viteve eksperiencë, kam vendosur të jem vetë, e përmbushur me dashurinë e familjes dhe jo domosdoshmërisht duke futur dikë në jetën time”, u shpreh ajo.

Morina theksoi se ka arritur në një fazë ku prioritet është mirëqenia e saj personale.

“Kam ardhur në një përfundim që duhet me u kujdes veç për veten, sepse jeta nuk është veç burrë. Jam e përmbushur dhe po ndihem mirë”, deklaroi këngëtarja.

Me këtë rrëfim, Fjolla Morina la të kuptohet se aktualisht është e fokusuar te vetja, familja dhe qetësia personale, duke zgjedhur të mos e lidhë ndjenjën e përmbushjes me praninë e një partneri në jetën e saj.

Të ngjashme

Të fundit