Premtimi i kahmotshëm se do të bëhet komunë, nuk u realizua asnjëherë për Komoranin.
Ky fshat ka një objekt që shfrytëzohet si bibliotekë dhe zyrë e gjendjes civile.
Njëri nga qyetarët thotë se pa ish-politikanët që janë në Hagë, kjo punë nuk bëhet.
“Po e meriton, qysh s’e meriton. Padrejtësi po ka, mundësitë ndoshta nuk janë se, padrejtësitë po shihen ashiqare. I plotëson kushtet, e ka vendin, pozitën, të gjitha i ka. Fjalët kanë qenë po ata ma të mirët na shkun në Hagë. Pa ta s’ka kurrgjë. S’ka pasë as s’ka me pasë”, tha ai për lajmi.net.
E se do të duhej të ishte qëmoti Komorani komunë, e thotë edhe një qytetar tjetër.
“U dashtë me kanë moti po ana politike po na lë prapa. I plotëson kushtet, edhe me banorë edhe me metra katrorë”, ka thënë ai.