Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka prezantuar me një video anëtarin më të ri të partisë.
Lumir Abdixhiku njoftoi se Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother, është anëtarësuar në partinë më të vjetër në vend.
“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh!”, shkroi ai.
Kujtojmë se babai i Lumbardhit, Sali Salihu ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.