Matteo Politano shënoi pas 43 ndeshjesh pa gol, teksa Napoli u rikthye për të marrë fitoren duke e mposhtur Leccen 2-1, në ndeshjen ku u rikthyen në fushë Scott McTominay dhe Kevin De Bruyne.
Napoli mori besimin pas dy fitoreve radhazi 2-1 ndaj Veronës dhe Torinos.
Një shtysë e madhe ishte edhe starti i parë i Andre Frank Zambo Anguissa që nga nëntori, ndërsa disa lojtarë si Antonio Vergara dhe Juan Jesus munguan. McTominay u rikthye në stol pas një muaji.
Lecce arriti të dalë nga zonat e fundit me fitoren ndaj Cremoneses, me rikthimin e Omri Gandelman pas një problemi me gjurin, por pa Medon Berisha, Francesco Camarda dhe Kialonda Gaspar.
Ndeshja nisi me agresivitet nga mysafirët, të cilët kaluan në avantazh me një goditje këndi të Antonino Gallo, ku Jamil Siebert shënoi me kokë pas vetëm dy minutash e 20 sekondash.
Napoli e ktheu menjëherë ndeshjen pas rikthimit nga stoli të McTominay dhe De Bruyne, me një gol të Politanos, i cili shënoi pas një krosimi nga De Bruyne.
Ishte goli i parë i Politanos pas pothuajse një viti, duke i dhënë fund 43 ndeshjeve pa shënuar.
Golin për 1-1, paraprakisht e kishte shënuar danezi, Rasmus Hojlund, në minutën e 47-të të ndeshjes, pas asisitimit po nga Matteo Politano.
Napoli përfundoi ndeshjen me fitore 2-1, duke rikthyer besimin dhe ritmin e skuadrës në “Diego Maradona”.
Momentalisht, Napoli ka 59 pikë në vendin e tretë, shtatë më shumë se Como – me një ndeshje më pak – në vendin e katërt, dhe nëntë më pak se Interi që e kryeson tabelën e Serie A.






