Ish-futbollisti Xhevat Prekazi ka vdekur në moshën 69-vjeçare.
Për vdekjen e tij kanë raportuar mediume serbe, sipas së cilave, deri më tani nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së ish-futbollistit.
Prekazi lindi në Mitrovicë dhe debutoi për Partizanin e Beogradit në sezonin 1977/1978 dhe shënoi 19 gola në 153 ndeshje, duke fituar tre tituj kampioni.
Përveç Partizanit, Prekazi luajti edhe për Hajdukun e Splitit, Galatasarayn, Altain dhe Bakirkoysporin.






