Fisnik Asllani mbetet te Hoffenheimi

- Advertisement -

Përkundër faktit që Barcelona e Tottenhami, kanë rikthyer interesimin për Fisnik Asllanin, sulmuesi i Kosovës do të mbetet te skuadra e Hoffenheimit për sezonin 2026/27.

Asllani, në fakt ishte pranë largimit nga Hoffenheimi pasi kishte marrëveshje personale me Leipzigun, por transferimi nuk u realizua për shkak të disa dyshimeve në kontrollimet mjekësore.

Kështu që, Asllani pritet ta vazhdojë karrierën te Hoffenheimi, ekip që mund të marrë parasysh shitjen e tij këtë muaj vetëm për ndonjë ofertë të lartë.

Kjo për faktin se klauzola prej 30 milionë eurosh që mundësonte largimin e Asllanit, tashmë ka skaduar.

Megjithatë, deri në fund të afatit kalimtar të verës kanë mbetur edhe tri javë dhe gjithçka është e hapur duke pasur parasysh se Asllanin po e monitorojnë sërish Barcelona e Tottenhami.

Të dyja skuadrat kanë nevojë për sulmues, ndërsa Tottenhami gjatë kësaj vere ka bërë shpenzime të mëdha pas kërkesave të trajnerit Roberto De Zerbi.

Asllani ka kontratë deri në vitin 2029 me Hoffenheimin, ekip për të cilin sezonin e shkuar realizoi 10 gola e 11 asistime.

Të ngjashme

Të fundit