Kosova ballafaqohet sot me Izraelin, në kuadër të ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.
Gjatë intonimit të himnit të Izraelit, nuk kanë munguar fishkëllimat nga tifozët.
Dardanët do të synojnë fitoren e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa Izraeli do të kërkojë që të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Evropian.
Izraeli renditet në vendin e tretë në Grupin I, me 11 pikë, pas gjashtë ndeshjeve.
Ndërkohë Kosova ka humbur gjasat për kualifikim, duke u pozicionuar në pozitën e katërt me shtatë sosh.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur baras 1:1.
Përballja me Izraelin ka qenë e planifikuar për muajin tetor, por ajo u shty për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme.